Lidhje

Rrëzohet një avion ushtarak indonezian, 98 të vdekur


Zyrtarët indonezianë thonë se një avion ushtarak transporti u rrëzua sot mbi disa shtëpi dhe mori flakë, pranë një baze ushtarake ajrore në Xhavën Lindore, duke vrarë të paktën 98 persona dhe duke plagosur mbi 10 të tjerë.

Një zëdhënës i forcës ajrore indoneziane tha se 15 persona mundën t’i mbijetonin aksidentit, që ndodhi ndërsa avioni po përgatitej të zbriste në një bazë ajrore aty pranë. Zëdhënësi tha se avioni Hercules C-130 kishte në bord mbi 100 vetë, personel ushtarak dhe familjet e tyre, mes tyre të paktën 10 fëmijë.

Mes viktimave në tokë ishin të paktën dy vetë, të cilët u vranë pasi avioni mori flakë dhe u përplas në fshatin e tyre. Dëshmitarët njoftuan se kishin parë pjesë të avionit duke rënë nga qielli dhe kishin dëgjuar shpërthime. Televizioni indonezian transmetoi pamje ushtarësh me uniforma, duke nxjerrë trupa nga rrënojat e avionit. Duket se vetëm bishti i avionit ishte pjesa që mbeti pa u shkatërruar. //ad//

XS
SM
MD
LG