Lidhje

Goditet përsëri ekonomia japoneze, bien eksportet


Rënia e kërkesës për eksporte japoneze ka shkaktuar rënien me ritme rekord të ekonomisë së dytë më të madhe në botë. Si rezultat kryeministri japonez po paralajmëron se gjendja mund të keqësohet edhe më tepër.

Japonia tha sot se ekonomia ra me një ritëm vjetor prej 15 për qind gjatë 3-mujorit të parë të këtij viti.

Kjo është rënia më e thellë që kur Japonia filloi të regjistronte të dhënat ekonomike në vitin 1955 dhe përllogaritet edhe më negative se rënia e deritanishme në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian.

Zyrtarët thonë se një ndër faktorët kryesorë për këtë rënie është ulja e kërkesës për produkte japoneze në botë. Dërgesat e eksporteve gjatë 30-mujorit të parë të 2009-s ranë 26 për qind krahasuar me 3-mujorin e mëparshëm.

Kryeministri japonez Taro Aso thotë se vështirësitë ekonomike mund të thellohen, pasi konsumatorët japonezë sapo kanë filluar ta ndjejnë ndikimin e recesionit.//rd//

XS
SM
MD
LG