Lidhje

Nënpresidenti amerikan Xho Bajden në Kosovë


Nënpresidenti amerikan Joseph Biden tha në Prishtinë se “një Kosovë e plotë dhe e pandarë është absolutisht thelbësore". Ai i siguroi mikpritësit se njohja e pavarësisë nga Shtetet e Bashkuara është një proces i pakthyeshëm.

Nënpresidenti Biden arriti në Prishtinë pak para orës dhjetë i pritur me ceremoni të posaçme dhe nga një numër i madh qytetarësh. Flamuj të shumtë amerikanë dhe të Kosovës, pllakate të mëdha që i dëshironin mirëseardhjen nënpresidentit Biden, ishin pjesë e pritjes së ngrohtë që iu bë atij në rrugën për në ndërtesën e Parlamentit të Kosovës.

Nënpresidenti Biden takoi udhëheqësit më të lartë të Kosovës ndërsa në një fjalim në Parlamentin e vendit tha se “Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se njohja e pavarësisë së Kosovës është e pakthyeshme dhe kjo nuk do të ndryshojë. Së dyti, një Kosovë e tërësishme dhe e bashkuar është minimumi që duhet të përmbushet në kuptimin e politikës amerikane. Kosova e bashkuar dhe e pandarë është absolutisht është thelbësore”.

Ai bëri thirrje edhe për ndërtimin e një shoqërie të vërtetë shumetnike, përkujdesje ndaj pakicave, përmbushje të plotë të planit të Marti Ahtisarit dhe transparencë të qeverisë kundrejt qytetarëve.

Vizita e tij vlerësohet me rëndësi historike dhe është vizita e nivelit më të lartë politik që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.//rd//



XS
SM
MD
LG