Lidhje

Gjendja e ekonomisë amerikane


Të dhënat më të fundit të qeverisë në Shtetet e Bashkuara tregojnë se amerikanët vazhdojnë të hasin në vështirësi për të gjetur punë.

Raporti i Departamentit të Punës i publikuar sot thekson se numri i amerikanëve që vazhdojnë të marrin asistencë sociale shënoi nivel rekord për të 16 javë radhazi, duke u llogaritur tani në afro 6.7 milionë vetë.

Raporti nënvizon gjithashtu se numri i personave që paraqitën për herë të parë kërkesë për asistencë ra javën e kaluar, një fakt që u komentua si shenjë se ritmet e shkurtimit të vendeve të punës po bien.

Dje Banka Qendrore paralajmëroi se ekonomia amerikane do të pësoi keqësim të mëtejshëm, megjithëse ka shenja përmirësimi. Një ndër faktorët e thellimit të problemeve është papunësia që këtë vit arriti në thuajse 10 për qind.


XS
SM
MD
LG