Lidhje

Përfundon sezoni i tetë i spektaklit "American Idol"


Spektakli i suksesshem amerikan American Idol, përfundoi dje me fitoren e konkurentit Kris Allen.

23-vjeçari nga Arkansa mundi finalistin tjetër, dhe të preferuarin e jurisë Adam Lambert, pas numërimit të votave të mbi 100 milionë shikuesve që ndoqën spektaklin. Mbrëmja finale ishte organizuar si një koncert madhështor me emra të njohur të muzikës amerikane dhe botërore, ndër të cilët spikatën Keith Urban i muzikës kantri, i cili interpretoi së bashku me fituesin e konkursit Kris Allen, këngën "Kiss a Girl".

Pretendenti për titull Adam Lambert, i cili gjatë konkurimit u prezantua si këngëtar rroku, interpretoi mbrëmë me simbolin amerikan të rokut, grupin 'Kiss'. NATS UP FOR 7-10 SECSNë skenë u ngjit mbrëmë edhe ylli i muzikës pop të viteve '80, Cindy Lauper, me këngën tashmë klasike 'Time after Time.' Ishte një spektakët madhështor i përshtatshëm për një konkurim shumë të suksesshëm që ka entuziazmuar publikun prej vitesh. //rd//

XS
SM
MD
LG