Lidhje

Shqipëri: Debate për zgjedhjet, PS akuzon Komisionin Qendror


Në Shqipëri Partia Socialiste i drejtori sot kritika të forta Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, duke e akuzuar atë se nuk po luan rolin e arbitrit të paanshëm, por atë të një institucioni politik. Akuzat e socialistëve pasuan debatet e ashpra mbrëmë lidhur me disa vendime të marra me votën e përfaqësuesve të djathtë në komision. Por zëdhënësi, Leornard Olli, i tha Zërit të Amerikës se KQZ po zbaton vetëm kodin. Ndërkaq ambasadori i OSBE-së kërkoi angazhim të paanshëm nga policia në procesin zgjedhor, të cilin ai sërish e konsideroi si një provë kyçe për Shqipërinë.

XS
SM
MD
LG