Lidhje

Pit dhe Tarantino në një film të përbashkët


Vazhdon konkurrimi në festivalin e Kanës. Mes filmave pjesmarrës për Palmën e Artë janë edhe “Inglourious Bastards” dhe filmi “Broken Embraces”. Filmi “Inglorious Bastards”, ka si protagonist kryesor aktorin Brad Pitt, i cili interpreton rolin e një ushtari që lufton kundër nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa protagonistja e filmit “Broken Embraces” është aktorja spanjolle Penelope Cruz.

Më në fund një film i cili bashkon dy emra të famshëm dhe të mirënjohur të kinemasë.

Bëhet fjalë për filmin, “Inglourious bastards”, në të cilin Tarantino është regjizor, kurse Brad Pit interpreton në rolin kryesor.

Subjekti i filmit zhvillohet në vitin 1940, gjatë vitit të parë të pushtimit të Francës nga Gjermania naziste. Pit interpreton komandantin e një grupi ushtarësh hebrenj në Francë, të cilët duan të minojnë regjimin e Rajhut të Tretë.


“Los Abrazos Rotos”, është filmi i regjizorit Pedro Almodovar, i cili konkurron në festivalin e Kanës. Regjizori Almodovar dhe aktorja kryesore e tij, Penelop Kruz, ishin pjesmarrës në shfaqen e filmit.

Tema e tij është një histori tragjike dashurie e mbërthyer në marrëdhënien e një regjizori, interpretuar nga Lluis Homar, aktores Lena, interpretuar nga Penelope Cruz dhe producentit të pasur dhe xheloz, interpretuar nga Jose Luis Gomez.

Historia rrëfehet nga regjizori Mateo, tashmë i verbër, i cili përcjell tek shikuesi momente nga historia e tij pasionante e dashurisë, e cila përfundoi në mënyrë tragjike. //mm//


XS
SM
MD
LG