Lidhje

Nënpresidenti amerikan takohet me udhëheqësit në Liban


Nënpresidenti amerikan, Xhozef Bajden, thotë se Shtetet e Bashkuara nuk po përpiqen të ndikojnë rezultatin e zgjedhjeve të ardhëshme në Liban, që mund të rezultojnë në një fitore të madhe të grupit militant islamik, Hezbollah.

Zoti Bajden foli sot pas takimit me Presidentin e Libanit, Mishel Suleiman, në Bejrut.

Nënpresidenti amerikan tha se nuk ndodhej në Liban për të mbështetur në veçanti ndonjë parti apo person në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. Ai tha se ndodhej atje për të shprehur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për demokracinë në Liban dhe të drejtën e popullit libanez për të zgjedhur udhëheqësit e tij.

Presidenti libanez, Mishel Suleiman e siguroi zotin Bajden se Libani po përgatitet të mbajnë zgjedhje të lira dhe transparente.

Sondazhet tregojnë se shumica e tanishme parlamentare e Libanit që mbështetet nga Shetet e Bashkuara është përballë koalicionit të fortë të udhëhequr nga Hezbollahu, që mbështetet nga Irani dhe Siria. //iç//

XS
SM
MD
LG