Lidhje

Takimi i nivelit të lartë Rusi - BE përfundon pa marrëveshje


Bisedimet e Presidentit të Rusisë, Dmitri Medvedev, me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian nuk duket se kanë shënuar ndonjë rezultat të ndjeshëm.

Takimi në qytetin Khabarovsk të Lindjes së Largët u përqendrua në çështjet e energjisë dhe në një marrëveshje të re partneriteti mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian.

Por zyrtarët rusë thanë sot se Rusia nuk do ta nënshkruajë paktin për energjinë të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe kërkoi hartimin e një versioni të ri.

Zoti Medvedev shprehu shqetësime rreth propozimit për partneritetin e Bashkimit Evropian me vendet ish sovjetike të Evropës Lindore. Presidenti rus tha se nuk do të shikojë që një partneritet i vendeve të Lindjes të kthehet në “partneritet kundër Rusisë”.

Dimitri Medvedev i bëri gjithashtu thirrje Bashkimit Evropian ta ndihmojë Ukarinën për një hua me të cilën do të paguante furnizimet me gaz nga Rusia.

Vendet evropiane u indinjuan për ndërprerjen e furnizimit të Ukrainës me gaz nga Rusia dimrin e kaluar, që solli mungesë të gazit natyror në një pjesë të madhe të Evropës Perëndimore.//iç//

XS
SM
MD
LG