Lidhje

Senati i Shteteve të Bashkuara miraton fondet e luftës


Senati amerikan miratoi një projektligj shpenzimesh prej 91.3 miliard dollarësh për operacionet në Afganistan and Irak, por nuk miratoi fondet e kërkuara nga administrata për mbylljen e qendrës së paraburgimit në Guantanamo.

Senatorët e miratuan projektligjin mbrëmë me 86 vota pro dhe 3 kundër. Një pjesë e parave do të shkojnë për shtimin e nivelit të trupave në Afganistan, një përparësi kjo për Presidentin Obama. Por mohimi i fondeve për Guantanamon mund të shkaktojë një përplasje me Presidentin, i cili ka deklaruar se do ta mbyllë këtë objekt paraburgimi deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Projektligji i Senatit duhet të rakordohet tani me një projektligj të Dhomës së Përfaqësuesve që parashikon shpenzime prej 96.7 miliard dollarësh për Irakun dhe Afganistanin para se varianti përfundimtar t'i dërgohet Shtëpisë së Bardhë.

Edhe në variantin e Dhomës së Përfaqësuesve nuk përfillej kërkesa e Presidentit Obama për 80 milion dollarë që do të përdoreshin për mbylljen e Guantanamos. //iç//

XS
SM
MD
LG