Lidhje

SHBA: Një komision i Kongresit pro ligjit për ndryshimet klimatike


Një komision i kongresit amerikan miratoi një projektligj të rëndësishëm që synon të luftojë ndryshimet klimatike, disa ditë pasi ligjvënësit demokratë arritën një kompromis për të.

Një pjesë e rëndësishme e ligjit bën thirrje për një sistem që do të lejojë bizneset të blejnë leje për të emetuar gaze që shkaktojnë efektin serë nga firma të tjera që përdorin më pak energji.

Projektligji kërkon gjithashtu 17 përqind shkurtim të këtyre gazeve deri në vitin 2020. Kryetari i komisionit për Energjinë dhe Tregëtinë, Henry Waxman, dhe të tjerë kërkuan fillimisht një shkurtim prej 20 përqindësh por ranë dakort ta ulin këtë objektivë pas kundërshtimit të demokratëve që përfaqësojnë shtete të cilat shfrytëzojnë uzinat me qymyr dhe kanë industri të tjera të rënda. //iç//

XS
SM
MD
LG