Lidhje

Gjermani: Horst Këhler rizgjidhet në postin e presidentit të vendit


Një Asamble Parlamentare rizgjodhi Horst Këhlerin për një mandat të dytë presidencial duke i dhënë kështu një fitore simbolike kancelares Anxhela Merkel para zgjedhjeve parlamentare të shtatorit.

Zoti Këhler, ish Drejtor i Përgjithshëm i FMN-së, mbështetej nga krahu social-demokrat i zonjës Merkel si dhe nga aleatët e tyre konservatorë.

Presidenti mori vetëm votat e mjaftueshme nga një asamble speciale e cila përbëhej nga ligjvënës të Dhomës së Ulët si dhe delegatë të 16 shteteve të Gjermanisë.

Zgjedhja e zotit Këhler i ofron zonjës Merkel një fitore para zgjedhjeve të shtatorit, ku edhe ajo do të kërkojë një tjetër mandat.

Posti i Presidentit në Gjermani nuk gëzon pushtet të vërtetë politik por Presidenti shihet si një institucion jashtë politikave partiake. //mm//

XS
SM
MD
LG