Lidhje

Trupat pakistaneze vazhdojnë luftimet me militantët


Trupat pakistaneze vazhduan të depërtojnë në Luginën Suat gjatë ditës së sotme, rajon që zotërohet kryesisht nga talibanët.

Zyrtarë ushtarakë thonë se kanë marrë kontrollin e disa pikave kyçe në qytetin e Mingoras përfshirë edhe një pikë ku militantë hidhnin vazhdimisht trupat e viktimave të tyre.

Ushtria thotë se të paktën pesë militantë të dyshuar humbën jetën në luftimet dhe një sërë militantë të tjerë u arrestuan.

Ndërkohë në zona të tjera në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, avionët luftarakë të Islamabadit goditën me bomba disa objekte talibane në zonën fisnore Orakzai duke vrarë 13 vetë.

Ushtria pakistaneze thotë se më shumë se 1000 militantë janë vrarë që kur nisi ofensivën për të rifituar kontrollin e zonës, numër që nuk mund të verifikohej nga burime të pavarura.

OKB-ja thotë se luftimet në veriperëndim të Pakistanit kanë shkaktuar zhvendosjen më të madhe të civilëve të parë në 20 vjetët e fundit në shkallë botërore, ku afro 2 milionë vetë kanë braktisur shtëpitë e tyre.//ek

XS
SM
MD
LG