Lidhje

Obama premton angazhim ndaj veteranëve në ditën e të rënëve


Presidenti amerikan Barak Obama u angazhua të bëjë të gjitha përpjekjet në mbështetje të ushtarëve amerikanë dhe familjeve të tyre, në prag ditës së të rënëve që shënohet të hënën dhe që shërben për të nderuar të rënët në luftë.

Presidenti Obama tha të shtunën në fjalimin e tij të përjavshëm se do t’i dërgojë ushtarët amerikanë në luftë vetëm nëse është e nevojshme dhe do të marrë masat që ata të kenë stërvitjen dhe paisjet e duhura.

Zoti Obama tha se amerikanët kanë përgjegjësi që t’u shërbejnë ushtarëve, ashtu siç i shërbejnë vendit, gjë që sipas tij Shtetet e Bashkuara nuk e kanë bërë gjithmonë.

Presidenti premtoi t’i mbështeste veteranët me kujdesin e duhur shëndetësor dhe lehtësi për arsimim. Ai tha se po propozon rritjen më të madhe vjetore të buxhetit prej tre dekadash për Departamentin e Çështjeve të Veteranëve. //bsa//

XS
SM
MD
LG