Lidhje

Vret veten ish presidenti i Koresë së Jugut, Roh Mu Hyn


Një ndihmës kryesor i ish presidentit të Koresë së Jugut Ro Mu Hyn tha se me sa duket zoti Roh ka vrarë veten.

Ndihmësi u tha gazetarëve se ish presidenti Roh kishte lënë një shënim sot në mengjes para se të ngjitej në një mal afër shtëpisë, nga i cili më pas u hodh në greminë.

Policia thotë zoti Roh kishte marrë plagë të rënda në kokë. Ai vdiq gjatë rrugës për në spital, në pjesën jugore të vendit.

Autoritetet thonë se po hetojnë rrethanat e vdekjes.

Zoti Roh, i cili ishte 65 vjeç, ka qenë president nga viti 2003 deri më 2008. Ai u zgjodh në këtë post falë një programi të tij për luftën kundër korrupsionit.

Në fillim të këtij muaji, ai u mor në pyetje pas akuzave se gjatë kohës kur ishte në pushtet kishte marrë rryshfet me vlerë prej më shumë se 6 milion dollarësh nga një biznesmen. Ai e pranoi se gruaja e tij kishte marrë një sasi parash si hua për të paguar borxhet, por tha se nuk kishte patur dijeni për paratë.

XS
SM
MD
LG