Lidhje

Preshevë - Vritet deputeti i Partisë për Veprim Demokratik


Të premten në mbrëmje në Rahovicë të Preshevës është vrarë në rrethana të pasqaruara një deputet i Partisë për Veprim Demokratik në Komunën e Preshevës, Isuf Azizi. Autoritetet e policisë thanë se të paktën një person i panjohur ka qëlluar me armë të zjarrit mbi deputetin shqiptar 46 vjeçar nga Lugina e Preshevës i cili ka mbetur i vdekur pra shtëpisë së tij. Ende nuk dihen motivet apo autorët e mundshëm të kësaj vrasjeje. Zoti Azizi njihej edhe si afarist dhe drejtor i kompanisë "VALONI PETROL". Partia për Veprim Demokratik është njëra ndër partitë kryesore të shqiptarëve në tri komunat me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.

XS
SM
MD
LG