Lidhje

Mallen: Kujdes me lirimin e të burgosurve nga Guantanamo


Zyrtari më i lartë ushtarak amerikan thotë se ai e mbështet mbylljen burgut të Guantanamos por shton se sfida do të jetë se si të mos lejohen luftëtarët armiq të kthehen në fushën e betejës.

Kreu i Shtatmadhorisë Majkëll Mallen tha sot në një intervistë në televizion se presidenti Barak Obama duhet të vendosë se çfarë do të bëjë me të ndaluarit e Guantanamos. Ai tha se Pentagoni duhet të punojë për të zbatuar afatin një vjeçar të Presidentit për mbylljen e qendrës për të dyshuar terroristë.

Lidhur me Iranin, zoti Mallen tha se përpjekjet e vendit për të zhvilluar armë bërthamore është “jashtëzakonisht destabilizuese” për rajonin. Ai tha se zyrtarët amerikanë duhet të angazhohen në dialog me udhëheqësit iranianë.

Ai tha se është i shqetësuar për faktet që dihen mbi aktivitetin e qeverisë iraniane, por është më i shqetësuar për të panjohurat. //ek

XS
SM
MD
LG