Lidhje

Kopenhagen: Takim dy ditor mbi ndryshimet klimaterike


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun dhe ish-nënpresidenti amerikan Al Gor u bënë thirrje mbi 500 udhëheqësve të biznesit global që t’u kërkojnë qeverive të arrijnë një konsensus për të pakësuar sasinë e karbonit të çliruar.

Të dy ata folën para drejtuesve të kompanive Nestle, BP, Intel Corporation dhe dhjetra kompanive të tjera të mëdha në një konferencë në Kopenhagë.

Zoti Ban tha se ata që bëjnë përpjekje kundër marrjes së masave për ndryshimet klimatike kanë mbetur prapa, ndërsa zoti Gor tha se komuniteti i biznesit dhe udhëheqësit botërorë duhet të bashkojnë forcat, siç u shpreh ai për të shpëtuar botën.

Takimi dyditor bëhet para një konference globale që parashikohet të mbahet në dhjetor në kryeqytetin danez për të dalë me një traktat të ri për klimën globale që do të zëvendësonte protokollin e Kiotos //mm//
XS
SM
MD
LG