Lidhje

Pelosi shkon në Kinë për bisedime mbi ndryshimet klimaterike


Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nensi Pelozi ndodhetnë Kinë për bisedime mbi energjinë dhe ndryshimin e klimës mes dy vendeve që çlirojnë sasinë më të madhe të gazeve që shkaktojnë efektin serrë.

Zonja Pelozi mbërriti sot në Shangai, qendra financiare e Kinës, në krye të një delegacioni ligjvënësish amerikanë. Ajo u takua me kryetarin e Kongresit Bashkiak të Shangait Liu Jungeng.

Të martën, zonja Pelozi dhe një delegacion ligjvënësish amerikanë do të marrin pjesë së bashku me udhëheqësit kinezë në një forum për energji të pastër në Pekin. Në forum do të marrë pjesë edhe Senatori Xhon Kerri, që drejton Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin amerikan.

Zonja Pelozi nuk ka pranuar të komentojë nëse do të diskutojë për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kinë gjatë vizitës, e cila bëhet në prag të 20 vjetorit të protestave pro-demokraci në sheshin Tienanmen. //mm//

XS
SM
MD
LG