Lidhje

Irani, Pakistani dhe Afganistani: Diskutime edhe me shtete të tjera


Udhëheqësit e Iranit, Afganistanit dhe Pakistanit ranë dakord gjatë një takimi të nivelit të lartë në Teheran t’i hapin takimet e ardhshme edhe për palë të tjera, mbase edhe Shtetet e Bashkuara.

Presidentët Ahmedinezhad, Karzai dhe Zardari u takuan sot për të diskutuar çështje të sigurisë rajonale.

Presidenti i Afganistanit Karzai kërkoi nga homologët e tij të lejojnë vendet e tjera të marrin pjesë në takimet e ardhshme çka u pranua nga pala iraniane dhe ajo pakistaneze. Afganistani po përpiqet të luftojë kryengritjen talibane gjithnjë në rritje dhe prodhimin e narkotikëve në vend me ndihmën e trupave të NATOs.

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë mbështetje nga fqinjët afganë për stabilizimin e vendit, përfshirë Iranin. Uashingtoni nuk ka pasur marrëdhënie zyrtare me Teheranin prej 3 dekadash.

Por, presidenti iranian Ahmedinezhad shfrytëzoi takimin për të kritikuar praninë e trupave të huaja në rajon duke thënë se ato nuk kanë kontribuar në sigurinë rajonale. //ek
XS
SM
MD
LG