Lidhje

Shqipëri: Opozita reagon ndaj vlerësimit të KE-së për vizat


Në Tiranë opozita reagoi sot pas bërjes publike të vlerësimit të Komisionit Evropian se Shqipëria nuk ka përmbushur kërkesat për liberalizimin e vizave me vendet e BE-së. Partia Socialiste bëri përgjegjëse direkte qeverinë e kryeministrit Berisha. Sipas raportit vlerësues, Shqipëria renditet e fundit së bashku me Bosnjen ndër vendet që nuk arritën të realizonin objektivat e vendosura nga Komisioni, ndërkohë që Maqedonia është i vetmi vend i rajonit që i ka plotësuar të gjitha kërkesat.

XS
SM
MD
LG