Lidhje

Presidenti Obama nderon kujtimin e të rënëve amerikanë


Presidenti Barak Obama nderoi kujtimin amerikanëve të rënë në luftë, duke thënë se ata sakrifikuan gjithçka që ky vend të mund të gëzojë lirinë.

Presidenti Obama e shënoi Ditën kombëtare të të Rënëve me një ceremoni solemne në varrezat kombëtare në Arlington, ku prehen trupat e më shumë se 300 mijë vetëve përfshi veteranë nga të gjitha luftrat e këtij vendi.

Presidenti tha se personeli ushtarak përfaqëson anën më të mirë të Amerikës, sepse janë ata që me dashje rrezikojnë jetën e tyre për mbrojtjen e vendit dhe të njerëzve, që ata kurrë nuk i kanë takuar.

Para fjalimit të rastit, presidenti Obama mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës mbi varrin e të ushtarit të panjohur. Në këtë varr ndodhen eshtrat e 3 ushtarëve të paidentifikuar.

Parada, ceremoni dhe veprimtari të posaçme zhvillohen sot në mbarë Shtetet e Bashkuara. Departamenti për Çështje të Veteranëve thotë se afro 1 milionë amerikanë kanë dhënë jetën duke i shërbyer ushtarakisht këtij Amerikës. //ek

XS
SM
MD
LG