Lidhje

Obama: Bota të ngrejë zërin kundër Koresë së Veriut


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, thotë se bota duhet të ngrejë zëri kundër Koresë së Veriut, ndërsa bashkësia ndërkombëtare reagoi me zemërin ndaj provës së sotme bërthamore të Phenianit dhe hedhjes së tre raketave me reze të shkurtër veprimi.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Obama tha se programi bërthamor dhe ai i raketave balistike të Koresë së Veriut përbën një kërcënim të madhë për paqen dhe sigurinë në botë.

Ai e cilësoi provën e fundit bërthamore të Phenianit si veprim të papërgjegjshëm dhe shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar.

Presidenti amerikan tha se Pheniani i ka hapur kështu rrugën një trysnie më të madhe nga bashkësia ndërkombëtare. //ek

XS
SM
MD
LG