Lidhje

Tirana përshëndet Rezolutën e Konferencës Islamike


Qeveria e Shqipërisë përshëndeti miratimin nga Konferenca Islamike të Rezolutës për Kosovën, duke e quajtur këtë si një akt historik për rajonin. Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi në mbrëmje se përshëndeste përzemërsisht Rezolutën për Kosovën, miratuar në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve antare të Oraganizatës së Konferencës Islamike, që u mbajt për dy ditë në Damask.

Kryeministri Berisha, vlerësoi përmes një deklarate zyrtare, se duke mbështetur pavarësinë e Kosovës, Organizata e Konferencës Islamike dhe 62 vendet antare të saj ndërmorën një akt historik për Kosovën, për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajonin e Ballkanit. Ai falenderoi vendet anëtare të Konferencës Islamike dhe drejtuesit e kësaj organizate për votimin e kësaj rezolute, e cila, sipas Tiranës zyrtare është “një akt miqësor ndaj një populli mik, ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe kombit shqiptar në tërësi”.

Në Sesionin e 36-të të Konferencës Islamike Shqipëria u përfaqësua me ministrin e saj të jashtëm, Lulëzim Basha, i cili me një seri takimesh nxiti miratimin e rezolutës në mbështetje të Kosovës dhe shpëejtimi i njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kështu bëhet e ditur në një njoftim të ministrisë shqiptare të punëve të jashtme.

Ndërsa në fjalën e mbajtur në seancën plenare të konferencës islamike zoti Basha deklaroi se Kosova për më shumë se 1 vit është një shtet i lirë dhe i pavarur, që sjell paqe, dhe siguri në gjithë rajonin, duke rregulluar ekonominë e vet dhe marrëdhëniet ndëretnike.

Konferenca Islamike miratoi me unanimitet të plotë rezolutën për Kosovën të iniciuar nga Shqipëria.

Ndërkaq njoftohet punëtorët e Kalimashit dhe të Thirrës pothuaj e kanë përfunduar tunelin 5,6 km të gjatë që është pjesa kryesore e rrugës që lidh tashmë Shqipërinë me Kosovën.

Zyrtarisht janë edhe disa metra gërmim në tunel, por praktikisht ai konsiderohet i përfunduar dhe protokollet shtetërore të të dy vendeve janë duke organizuar ceremonitë festive për mbarimin e pjesës më të vështirë të rrugës Durrës – Kukës.

Jo vetëm te tuneli, por edhe në pjesët e tjera punimet po ecin me shpejtësi në shtrim dhe asfaltime. Zyrtarë të ministrisë së transporteve pohojnë se firmat po punojnë 24 orë pa ndërprerje për të shtruar urat dhe segmented e rrugës. Nga 29 urat janë përfunduar 25 dhe brenda kesaj jave priten te perfundojne dhe 2 te tjera. Mes të tjerave ka përfunduar ndërtimi urës më të lartë, 80 metra. Nga Rrësheni në Kalimash përvec tunelit është shtruar në 75 për qind të gjatësisë së saj një nga korsitë e rrugës.

Specialistët pohojnë se deri tani janë kryer gërmime në mbi 33 milion meter kub material shkembor dhe po asfaltohen me 2 mijë tonë bitume në ditë pjesë të ndryshme të rrugës që nga Durrësi në Kukës dhe në Morinë. //kk//

XS
SM
MD
LG