Lidhje

Gjykatësja Sotomajor kandidate e Presidentit për në Gjykatën e Lartë


Presidenti Barak Obama ka zgjedhur një anëtare të gjykatës së apeleve federale për në Gjykatën e Lartë.

Presidenti Obama njoftoi zgjedhjen e gjykatëses Sonja Sotomajor sot në Shtëpinë e Bardhë, duke e cilësuar atë një grua frymëzuese.Në qoftë se konfirmohet nga Senati, Sotomajor do të jetë gjykatësja e parë me origjinë hispanike në Gjykatën e Lartë prej nëntë anëtarësh.

Presidenti Obama tha se gjykatësja Sotomajor sjell në Gjykatë njohuritë, përvojën dhe “mënçurinë e fituar gjatë një përvoje frymëzuese të jetës së saj”.

Sotomajor, e lindur në Nju Jork në një familje portorikane, do të zëvendësojë gjykatësin Dejvid Suter, i cili del në pension pas 19 vjet shërbimi në Gjykatën e Lartë.

Në fjalën e saj të falenderimit, zonja Sotomajor e vlerësoi emërimin si nderimin më të madh të jetës së saj.Ajo tha se “nuk do të harrojë kurrë se çfarë peshe do të klishin për njerëzit, bizneset dhe qeverinë” vendimet e saj.//iç//

XS
SM
MD
LG