Lidhje

Kadare: Koha po punon për Kosovën dhe shqiptarët


Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare tha sot në Prishtinë se Kosova po ecën mirë përpara dhe se koha po punon për të dhe për shqiptarët. Zoti Kadare i bëri këto komente në Prishtinë ku sot u shpall doktor nderi i letërsisë nga Universiteti Amerikan në Kosovë. Autoritetet në Prishtinë e cilësuan zotin Kadare si personalitet të veçantë dhe ambasador të identitetit shqiptarë në Evropë.

XS
SM
MD
LG