Lidhje

Obama takohet me Presidentin palestinez Abas


Presidenti Barak Obama tha se ka besim se procesi izraelito-palestinez i paqes do të ecë përpara. Ai i bëri komentet pas bisedimeve që pati në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin palestinez Mahmud Abas.

Presidenti Obama u tha gazetarëve se Izraeli duhet të ndalë zgjerimin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë drejt paqes në Lindjen e Mesme. Ai tha se edhe palestinezët duhet të bëjnë pjesën e tyre duke garantuar sigurinë në Bregun Perëndimor dhe duke zbutur ndjenjat antiizraelite.

Zoti Obama tha gjithashtu se krijimi i një shteti palestinez është në interes të Izraelit për të garantuar sigurinë e tij.Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ende nuk ka shprehur mbështetje për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.

Presidenti Abas konfirmoi angazhimin palestinez ndaj së ashtuquajturës hartë e rrugës drejt paqes. Ai vuri në dukje se vendet arabe janë të gatshme të normalizojnë marrëdhëniet me Izraelin nëse ky tërhiqet nga të gjitha tokat e pushtuara.

Presidenti Obama tha se javën e kaluar gjatë bisedimeve me zotin Netanyahu, ngriti çështjen e vendbanimeve hebraike dhe të krijimit të një shteti palestinez.

Ndërkohë, qeveria izraelite nuk i kushtoi rëndësi thirrjes së bërë nga Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton për pezullimin pa përjashtim të të gjitha ndërtimeve në vendbanimet hebraike të Bregut Perëndimor.//ii

XS
SM
MD
LG