Lidhje

Dy persona pranojnë fajësinë për mashtrim lidhur me municionet kineze


Dy persona pranuan fajësinë në Majami të Floridës për akuzat për mashtrime për furnizimin e ushtrisë afgane me municione kineze.

Dejvid Pakuz dhe Aleksandër Podrizki pranuan dje se ishin përfshirë në një skemë me firmën AEY për fshehjen e origjinës kineze të municioneve të marra nga Shqipëria.

Pakuz ishte nënpresident i firmës AEY, ndërsa Podrizki ishte agjent i kompanisë në Shqipëri. AEY kishte një kontratë me Pentagonin për të pajisur me municion forcat afgane.

Presidenti i kompanisë Efraim Diveroli dhe një partner i tij biznesi, Ralf Merrill nuk e kanë pranuar fajësinë dhe janë në pritje të gjyqit.//kk//


XS
SM
MD
LG