Lidhje

Shpërthim vetëvrasës në Pakistan; vriten 30 vetë


Zyrtarët pakistanezë fajësuan militantët talebanë për bombat që goditën një stacion policie në qytetin lindor të Lahores duke shkaktuar vdekjen e të paktën 30 vetëve dhe plagosjen e mbi 200 të tjerëve.

Zyrtarët thanë sot se shpërthimi dëmtoi rëndë disa ndërtesa aty pranë, duke përfshirë zyrën kryesore të shërbimeve të zbulimit të vendit, agjenët e së cilës njoftohet të kenë qenë mes viktimave.

Ministri i Brendshëm Rehman Malik tha se me sa duket sulmi u ndërmor në hakmarrje për një ofensivë ushtarake që vazhdon në Luginën Suat në veri-perëndim të vendit kundër luftëtarëve talebanë.

Zyrtarët thonë se ekstremistët u afruan me makinë pranë murit rrethues të rajonit policor dhe filluan të qëllojnë me armë zjarri para se makina të shpërthente.

Zyrtarët thanë se katër veta janë arresuar.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun dënoi shpërthimin, duke thënë se asnjë kauzë nuk mund të justifikojë një dhunë të tillë terroriste.

Ndërkohë, Komisioni Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se do të pezullojë operacionet në Luginën Suat meqenëse gjendja është bërë shumë e rrezikshme. (ze)

XS
SM
MD
LG