Lidhje

Rogozin: NATO-ja ka hequr dorë nga fryma e konfrontimit


Ambasadori i Rusisë në NATO, Dmitry Rogozin, tha se NATO-ja ka hequr dorë nga ajo që ai e cilësoi frymë konfrontimi dhe provokimi me Moskën.

Rogozin pati dje bisedime në Bruksel me 28 ambasadorët e NATO-s në kuadrin e Këshillit NATO-Rusi.

Rogozin dhe ambasadorët ranë dakord të mbajnë sa më shpejt një takim të ministrave të jashtëm. Të dyja palët po përpiqen të konsolidojnë marrëdhëniet të cilat tani janë më të ngrohta pas shumë muaj tensionesh.

NATO-ja ngriu përkohësisht marrëdhëniet me Moskën vitin e kaluar pas luftës së Rusisë me Gjeogjinë.

Rusia anuloi një takim të planifikuar në nivel ministrash me NATO-n në fillim të këtij muaji, kur Aleanca dëboi dy diplomatë rusë nga Brukseli nën akuzat për siunazh.

Rusia po ashtu shprehu shqetësim ndaj manovrave ushtarake të NATO-s në Gjeorgji. //ii

XS
SM
MD
LG