Lidhje

Hapet zyrtarisht fushata elektorale në Shqipëri


Në Shqipëri, Partia Socialiste në opozitë do të hapë sot zyrtarisht fushatën e saj elektorale, ndonëse aktivitete të ethshme për zgjedhjet e 28 qershorit kanë nisur prej kohësh nga të gjitha forcat politike.

Forca kryesore e opozitës në ndryshim nga tradita e deritanishme politike nuk do të organizojë takimin e saj në sheshet qëndrore të kryeqytetit por në qytetin studenti, vendi ku 18 vjet më parë nisën protetsat e para për përmbysjen e regjimit komunist. Një zgjedhje simbolike e kryetarit socialist Edi Rama i cili ka në moton e fushatës së partisë së tij premtimin për hapjen e një epoke të re për vendin. Socialistët hyjnë në zgjedhjet e 28 qershorit në koalicion me katër parti të tjera politike. Gati dy javë më parë ata prezantuan edhe programin e tyre të fokusuar në cështjet ekonomike, punësimin, arsimin shëndetësinë por dhe mjedisin e cështjet sociale.

Demokratët nga ana e tyre do t'i qëndrojnë besnikë sheshit Skënderbej, ku do të hapin zyrtarisht fushatën ditën e hënë në mbrëmje. Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha ka krijuar një koalicion me 16 parti të djathta. Demokratët prezantuan programin e tyre javën e shkuar. Një program i cili përqëndrohet në cështjet e infrastrukturës, punësimit, uljes së varfërisë dhe rritjes së pagave dhe pensioneve. //rd//

XS
SM
MD
LG