Lidhje

Tadiç mohon presionin nga Franca për njohjen e Kosovës



Presidenti serb Boris Tadiç tha se Franca nuk do t’i bëjë presion Serbisë që të njohë pavarësinë e Kosovës si kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zoti Tadiç e mori këtë garanci nga Presidenti francez, Nicolas Sarkozi gjatë takimit të tyre dje në Paris.

Presidenti serb tha se Beogradi nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, e cila është njohur nga 60 vende të ndryshme të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Franca dhe shumica e vendeve të BE-së. //rd//

XS
SM
MD
LG