Lidhje

SHBA: Verifikime biometrike në aeroportet amerikane


Shtetet e Bashkuara thanë këtë javë se kanë nisur një program provë gjatë të cilit do të përdoren informacione biometrike për të kontrolluar shtetasit jo-amerikanë që largohen nga Shtetet e Bashkuara në përpjekje për të mbrojtur vendin nga rreziku i terrorizmit.

Një zyrtar i Departamentit të Sigurisë Kombëtare tha dje se zyrtarë amerikanë të sigurisë kanë nisur këtë program në aeroportet e Atlantës dhe Detroitit duke marrë shenjat e gishtërinjve të shtetasve jo-amerikanë që largohen nga Amerika përveç skanimit të pasaportave të tyre.

Sipas zyrtarit, këto shenja do të krahasohen me ato të marra gjatë marrjes së vizës apo të kartës së rezidentit.

Nëse ky sistem do të ketë sukses, ai do të zbatohet në të gjitha aeroportet dhe portet detare amerikane vitin e ardhshëm.

Sipas zyrtarëve, programi i cili quhet Verifikimi Biometrik do të zbatohet edhe në pikat kufitare tokësore amerikane.

Komisioni i 11 Shtatorit bëri një rekomandim të tillë gjatë hetimit që zhvilloi pas sulmeve të 11 Shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG