Lidhje

SHBA, administrata do të rishikojë sekretin e dokumenteve


Presidenti Barak Obama i ka kërkuar administratës së tij të rishikojë kriteret për cilësimin sekret të disa dokumenteve, në kuadrin e përpjekjeve të tij për më tepër transparencë nga zyrtarët qeveritarë.

Zoti Obama i tha këshilltarit të Sigurisë Kombëtare James Jones të konsultohet me krerët e disa agjencive dhe të dalë me disa rekomandime për ndarjen më mirë të dokumenteve sekrete.

Presidenti e instruktoi zotin Jones të studjojë një propozim për krijimin e një qendre Kombëtare të Deklasifikimit, që do të ndihmonte për njohjen me informacione që më parë janë konsideruar sekrete.

XS
SM
MD
LG