Lidhje

Ekonomia amerikane shënon rënie në masën 5.7 për qind


Ekonomia amerikane ra me 5 presje 7 për qind sipas ritmit vjetor në tre muaj e parë të 2009-ës.

Raporti i sotëm i Departamentit të Tregtisë thotë se rënia ishte pak më e vogël sa parashikimi dhe më mirë nga një tremujor më parë.

Shumë ekspertë të ekonomisë mendojnë se periudha më e rëndë e recesionit mund të ketë kaluar dhe parashikojnë rritje ekonomike nga fundi i vitit.

Raporte të tjera sot treguan se akviteti i biznesit amerikan ra me rritme më të shpejta në një rajon të rëndësishëm, ndërsa konsumatorët janë më pak pesimistë për ekonominë.

Besimi i konsumatorëve arriti nivelin më të lartë që nga shtatori por vazhdon të jetë i ulët. Ekonomistët e ndjekin nga afër këtë tregues për të parë kërkesën e konsumatorëve e cila është thelbi i aktivitetit ekonomik në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG