Lidhje

Kinematografia austriake spikat në Festivalin e Kanës


Festivali i Kanës ka përfunduar, duke treguar këtë vit epërsinë e kinemasë austriake. Regjizori dhe aktori më i mirë i këtij edicioni, janë përfaqësues të kësaj shkolle kinematografike. Ndërkaq, aktori i mirënjohur 53 vjeçari Mel Gibson, sërish është në qendër të shtypit rozë, kësaj radhe me një njoftim të zëdhënësit të tij, sipas të cilit, Gibson pret të bëhet baba për herë të tetë.

Kinemaja austriake shënoi triumf në Festivalin e 62 të Kanës. Regjisori austriak Michael Haneke fitoi Palmën e Artë me filmin "Fjongo e Bardhë", ndërsa bashkëkombasi i tij Christophet Waltz, fitoi çmimin si atori më i mirë me rolin e tij në filmin "Inglorius Bastards".

Regjizori Haneke, është shprehur gjatë marrjes së çmimit, se ky çmim i dedikohet gruas së tij.

Ndërsa aktori i cilësuar si aktori më i mirë i festivalit, Chrisoph Waltz tha se ky çmim vinte mbas një eksperience 30 vjeçare që ai ka në fushën e aktrimit.

Charlotte Gainsbourg, fitoi Palmën e Artë me rolin e saj në filmin "Antichrist". Ky film është diskutuar gjatë nga kritika dhe shikuesit, por vetë aktorja thotë:"Ndjehem shumë krenare që kam punuar me një regjizor si Lars Von Trier, e admiroj punën e tij, dhe gjithshka që ai ka bërë në këtë film".

Juria e festivalit të Kanës kryesohej nga aktorja franceze, Izabell Hupert.

2 . Këto ditë është njoftuar se së shpejti do të dalë filmi "Sherlock Holms" i regjisorit Guy Ritchie

Në këtë film, interpretojnë aktorët Robert Downey Jr, Jude Law , Rachel McAdams etj. Regjizori britanik Richie ka risjellë në ekran personazhin e njohur të disa prej novelave të shkrimtarit Sir Arthur Conan Doyle, e pikërisht agjentin sekret të Londrës së shekullit të 19-të, Sherlok Holms.

Aktorja Rachel Mcadams, interpreton Irene Adler, gruaja e vetme e cila arriti të qëndronte pranë njeriut mistik dhe të sofistikuar Sherlok Holms.

Filmi "Sherlok Holms" do të dalë në kinema, në dhjetor të këtij viti.

Normal 0 false false false EN-US X-NONE X-NONE MicrosoftInternetExplorer4

3.Vetëm 6 javë pasi firmosi dokumentat e divorcit, nga burime të Mel Gibsonit vjen lajmi se pret të bëhet baba për herë të 8. Ai dhe e dashura e tij 39 vjeçare Oksana Grigorieva, do të sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë.

53 vjeçari Gibson ka 7 fëmijë nga martesa e tij prej 28 vjetësh me ish gruan, Robin.//mm//


XS
SM
MD
LG