Lidhje

Ushtarakët e parë të Kosovës do të arsimohen në Shqipëri


Shqipëria do të jetë vendi ku do të përgatiten ushtarakët e parë të Kosovës, të cilët do të mësojnë në akdeminë ushtarake të Tiranës.

Ky fakt u konfirmua sot në përfundim të takimit mes ministrit shqiptar të Mbrojtjes, Gazmend Oketa, dhe Ministrit të Forcave të sigurisë së Kosovës, Fehmi Mujota. Ministri Oketa tha se qeveria shqiptare do të vendosë në dispozicion të forcave të Kosovës të gjitha kapacitetet e saj. Ai shtoi se shpreson që studentët e parë nga Kosova të nisin studimet në akademinë ushtarake të Tiranës që në vjeshtën e këtij viti.

Dy ministrat nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi. Ministri Mujota u prit në një takim edhe nga presidenti i Shqipërisë Bamir Topi ku mes të tjerave u vu theksi në angazhimin e të dy vendeve për rritjen e sigurisë, luftës ndaj kontrabandës dhe krimit të organizuar. //iç//

XS
SM
MD
LG