Lidhje

Obama, thirrje për konfirmim të shpejtë të zonjës Sotomajor


Presidenti amerikan Barak Obama i kërkoi senatit të konfirmojë kandidaten e tij për Gjykatën e Lartë në kohë për t'i dhënë asaj mundësinë të marrë pjesë në përzgjedhjen e çështjeve për këtë vit, kur fillon sesioni në tetor.

Në fjalimin e tij të përjavshëm të shtunën, zoti Obama tha se është i sigurt se Sonia Sotomajor është personi i duhur për gjykatën më të lartë të vendit.

Ai përmendi përvojën e saj të gjerë si gjykatëse federale dhe rrugën e jashtëzakonshme nga fillesat e saj si fëmijë emigrantësh Portorikanë në një grua të suksesshme karriere.

Presidenti Obama tha se kritikët e gjykatëses Sotomajor po përpiqen të paraqesin një tablo të shtrembëruar të qëndrimeve të saj, por shtoi se është i bindur që këto përpjekje do të dështojnë.

Nëse konfirmohet kandidatura e saj, siç edhe pritet, 54 vjeçarja Sotomajor do të jetë hispanikja e parë në Gjykatën e Lartë dhe gruaja e tretë anëtare e saj.

Disa republikanë i kanë kritikuar komentet e zonjës Sotomajor sipas së cilave një grua hispanike do të arrinte konkluzione më të sakta sesa një burrë i bardhë. //kk//

XS
SM
MD
LG