Lidhje

Presidenti Obama krijon postin e shefit të sigurisë kibernetike


Obama po ndërmerr hapa që ai thotë se do të mbrojnë më mirë sistemet kompjuterike amerikane. Presidenti do të emërojë një ndihmës të posaçëm për të drejtuar përpjekjet në këtë fushë.

Presidenti Obama u zotua t'i trajtojë rrjetet kompjuterike të vendit si pasuri kombëtare, kur shpalli krijimin e një pozite për sigurimin kibernetik për të ruajtur sistemin nga pirateria në Internet.

"Kjo është ironike në epokën tonë të informacionit. Pikërisht ajo teknologji që na ndihmon ne të krijojmë dhe ndërtojmë, ndihmon edhe ata që synojnë të pengojnë dhe shkatërrojnë".


Zyrtari që do të ngarkohet me këtë detyrë do të jetë nën varësinë e këshilltarit të Presidentit Obama për Sigurimin Kombëtar dhe kryetarit të Këshillit Ekonomik Kombëtar. Mbetet ende për t'u parë se çfarë zgjedhje do të bëjë presidenti për këtë post.

Zyrtarët amerikanë janë shqetësuar sëtepërmi pasi piratët e Internetit arritën të hynin kohët e fundit në rrejtet private kompjuterike të qeverisë. Presidenti Obama tha se edhe në rrjetin kompjutetik të fushatës presidenciale pati ndërhyrje verën dhe vjeshtën e kaluar.

"Nga gushti deri në tetor, pirtatët arritën të hynin në një grup të tërrë imejlesh, nga ato që përmbanin dosje mbi qendrimet politike deri tek ato me planet e udhëtimit".

Presidenti Obama e quajti këtë një "moment transformues" për vendin dhe çështje tp aftësisë së Amerikës për të konkuruar në botë. //iç//

XS
SM
MD
LG