Lidhje

Pesë vende të tjera preken nga gripi i derrave


Pesë vende të reja njoftuan rastet e tyre të para të konfirmuara me gripin A-H1N1 gjatë dy ditëve të fundit. Venezuela, Hungaria, Estonia, Bolivia, dhe Libani i shtohen listës së 53 shteteve në Organizatën Botërore të Shëndetësisë që janë prekur nga virusi.

Kjo agjenci njoftoi në deklaratën më të fundit për shtyp se në botë janë konfirmuar 15 mijë e 500 raste me gripin e derrave.

Meksika kryeson listën me 97 të vdekur, ndërsa Shtetet e Bashkuara pasojnë Meksikën me 11 vdekje nga virusi.

Megjithatë Meksika renditet e dyta sa i përket numrit të të prekurve nga virusi me 5 mijë të tillë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara ka pasur 8 mijë të prekur. //ek

XS
SM
MD
LG