Lidhje

Sekretari i Thesarit Gaitner nis vizitën në Kinë


Sekretari amerikan i Thesarit Timoti Gaitner mbërriti sot në Pekin, ku zyrtarët amerikanë thonë se ai do ta sigurojë Kinën se Uashingtoni është një partner i përgjegjshëm ekonomik.

Zoti Gaitner pritet të përcjellë mesazhin se investimet e Pekinit në letrat me vlerë të Thesarit amerikan dhe asete të tjera, pavarësisht nga kriza e thellë ekonomike që po kalojnë Shtetet e Bashkuara.

Besohet se Kina i ka dhënë 1 trilion dollarë hua Shteteve të Bashkuara, duke e bërë atë kreditorin më të madh të jashtëm të Uashingtonit.

Zoti Gaitner pritet të takohet me kryeministrin kinez Uen Gjiabao, si edhe me Presidentin Hu Gjintao, gjatë vizitës dy ditore.

Kina është ekonomia e tretë më e madhe e botës, pas Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë. Zoti Gaitner ka thënë se për shkak të peshës së madhe ekonomike, Pekini duhet të ketë një rol më të madh në Fondin Monetar Ndërkombëtar. //ek

XS
SM
MD
LG