Lidhje

SHBA: Kompani që ofrojnë stimuj për një stil jete të shëndetshme


Disa punëndhënës në SHBA po iu ofrojnë punonjësve të tyre stimuj financiarë që të ndjekin një stil jetese të shëndetshëm, në një përpjeke për të pakësuar koston e shërbimit shëndetësor dhe për të përmirësuar produktivitetin e punonjësve. Vitin e kaluar, kostoja e sigurimit shëndetësor rriti dy herë nivelin e inflacionit.

Ushtrimet fizike janë pjesë e rëndësishme e jetës së përditshme për për Dave Hawley-in.

Ai ka diabet. Ai është regjistruar në një program një vjeçar, ku merr stimuj financiarë nga punëdhënësi i tij për të përballuar sëmundjen.

"Ka ditë kur e di se diabeti më shkakton ulje të produktivitetit në punë”, - thotë ai.

Kjo është një nga arsyet që pundhënësi i Hawleyit, Konteja Orange në Floridën Qendrore, vendosi që t’u ofrojë punonjësve ndihma që të ndalin diabetin.

Që të kualifikohet, Hawley duhet të masë nivelin e sheqerit në gjak rregullisht, të nisë rezultatet tek doktori, dhe të marrë pjesë në takime për të mësuar rreth kësaj sëmundje dhe për të diskutuar për synimet e tij.

Erlene Cavaliere mbikqyr programin:

“ Çdo muaj, ata mund të përjashtohen nga ky program, nëse ata nuk plotësojnë këtu synimet e tyre specifike”.

Sipas një studimi të fundit, thuajse 60% e organizatave të mëdha në SHBA ofrojnë përmirësimetë stilit të jetesës për punënjësit e tyre. Dhe, pavarësisht krizës ekonomike, kompanitë vazhdojnë që të shtojnë programe shëndetësore.

Zvogëlimi i kostos për ilaçet dhe vizitat tek doktori, janë çmimi për pjesmarrjen në programe të tilla.

Një studim i ndërmarrë nga punëdhënësi i Hawleit gjeti se rreth 40% e punonjësve të tij kanë diabet ose rrezikohen për t’u prekur prej tij. 8% janë mbi peshë ose obezë, duke i rrezikuar ata për një sërë sëmundjesh ku përfshihen dhe diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Një studim llogarit se kostoja e shëndetit të dobët të punonjësve amerikan , u kushton kompanive amerikane më tepër se 200 milliard dollarë në vit.

Beky Çerni, nga Lidhja për Kujdesin Shëndetësor në Floridathotë se punëdhënësit po përdorin një sërë stimujsh për të ndalur problemin.

90 për qind e punonjësve të kontesë "Orange" marrin pjesë në programet shëndetësore.

Dave Hawley thotë se stimujt po e ndihmojnë atë që t’ia dalë diabetit. Ai tha se shpreson që të shpëtojë nga sëmundja , përpara se programi të përfundojë vitin e ardhshëm.//lk

XS
SM
MD
LG