Lidhje

Berluskoni kritikon fotografët për ndërhyrje në jetën e tij private


Kryeministri italian Silvio Berluskoni thotë se fotoreporterët kanë arritur pikën më të ulët me ndërhyrjen në jetën e tij private. Zoti Berluskoni i bëri komentet për të zbutur dëmin nga akuzat që i janë bërë se ka patur marrëdhënie me një adoleshente.

Në një konferencë për shtyp që dha dje në Romë, zoti Berluskoni u ankua për ndërhyrjet në jetën e tij private dhe tha se mbrojtja e privatësisë është një e drejtë themelore.

Një gjykatë italiane konfiskoi të shtunën fotografitë e marra nga një fotoreporter italian në mbrëmjen e Vitit të Ri në vilën e zotit Berluskoni në Sardenjë. Thuhet se në mbrëmje ishin një numër vajzash të reja me kostume banjoje, duke përfshirë modelen 18-vjeçare Noemi Letizia.

Zërat se ajo dhe kryeministri kanë marrëdhënie intime kanë mbushur Italinë që nga muaji i kaluar kur zoti Berluskoni mori pjesë në ditëlindjen e saj në Napoli.

Kryeministri Berluskoni i ka mohuar zërat. Por kjo nuk e ka ndaluar bashkëshorten e tij të bëjë kërkesë për divorc. //ii

XS
SM
MD
LG