Lidhje

Situata ekonomike në një pikë shitjesh makinash në Pensilvani


General Motors pasoi Chryslerin në shpalljen e falimentimit gati një muaj më vonë. Në këtë proces, të dy prodhuesit e makinave po mbyllin qindra pika shitjesh. Por një grup nga këta shitës në një qytet të vogël në shtetin e Pennsylvanisë po përgatitet për kohë të vështira.

Ata bëjnë biznes në një atmosferë të qetë këtu në pikën e shitjes Laurel Ford Lincoln-Mercury në Windber, një qytezë e vjetër miniere me gati 5 mijë banorë. Menaxheri i përgjithshëm Frank Arcurio nuk duket i shqetësuar për krizën ekonomike. Ai thotë se ka një bazë të

"Nuk i bëjmë presion njerëzve. Ne duam të shesim por ndonjëherë kjo nuk është e mundur. Ky është një lloj biznesi ku po ti trajtosh njerëzit mirë, ata kthehen përsëri".

Por menaxherët këtu thonë se reputacioni i biznesit të tyre për ndershmëri dhe shërbim të mirë mund të mos mjaftojë në këtë ekonomi në vështirësi. Ata synojnë të mbajnë një inventar të mirë makinash që mund ti shesin brenda 30 apo 60 ditësh. Pronari i kësaj pike Matt Smith thotë se nuk është e lehtë në një kohë kur njerëzit e kanë të vështirë të marrin hua dhe shumë pika të shitjes nuk japin dot financim.

"Ne jemi me fat që kemi marrëdhënie të mira me një bankë të madhe me të cilën kemi punuar për 25 vjet. Këtë nuk e kanë shumë të tjerë të cilët janë detyruar të mbyllin bizneset".

Shitësit si Smith thonë se luhatja e çmimeve të benzinës luan një rol të madh me shitjet. Dhe çmimi i benzinës është rritur me 30 cent gjatë javëve të fundit. Vitin e kaluar, pasi benzina arriti nivel rekord, shitja e makinave të mëdha ra ndjeshëm.

"Të përpiqesh të përshtatesh me këto ndryshime dhe të mbash inventarin të balacuar është shumë e vështirë".

Megjithatë, pesë pikat e shitjes së Smithit tërheqin një numër të mirë klientësh nga zona Windber që përfshin një qytet më të madh aty pranë.Kompania bën biznes të mirë edhe në internet.

"Sapo shita një Grand Marquis një klienti në Dubai", thotë shitësi Scott Long, i cili vendos në mur letra nga klientët e kënaqur. Shitjet e tij në internet kanë arritur miliona. "Kam shitur në Kanada, Evropë, Japoni, Australi, pothuajse kudo", thotë ai.

Kjo pikë shet 10 marka të ndryshme por asnjë nga General Motors. Kështu punonjësit këtu nuk janë prekur nga shpallja e falimentimit të GM-it. Por ata shesin makina të Chryslerit. Qeveria e shtyu atë drejt falimentimit reth një muaj më parë. Por Smith thotë se i ka siguruar klientët e tij se nuk ka për ta mbyllur biznesin.

"Kur studion vendin që kemi në këtë lojë, shikon se ne jemi një pikë e rëndësishme që lidh produktin e prodhimit me klientët. Kompanitë duhet të kenë marrëdhënie me shitësit – kur është koha për riparim apo kur nevojiten pjesë këmbimi".

Megjithatë Matt pohon se ka shumë pika shitje që nuk kanë mundësi të qëndrojnë në biznes në këtë ekonomi. Megjithëse biznesi i tij nuk po shkëlqen, ai nuk e vë atë në të njëjtën kategori. Ai thotë se kompania e tij është gati për të përballuar kohë të vështira si kur klientët duan modele efiçente makinash ashtu edhe kur duan ato sportive. //iç//

XS
SM
MD
LG