Lidhje

Papunësia në rrijte në vendet e Bashkimit Evropian


Numri i të papunëve po shtohet në mbarë Bashkimin Evropian. Zyra e statistikave e BE-së tha sot se niveli i papunësisë për 16 vende që përdorin Euron arriti në 9 presje 2 përqind në prill, niveli më i lartë në dhjetë vjet.

Eurostati njoftoi se 3 presje 1 milionë njerëz kanë humbur vendet e punës në zonën e Euros që nga prilli i vitit të kaluar. Niveli i papunësisë për të 27 vendet e Bashkimit Evropian është gjithashtu më i larti, duke arritur në 8 presje 6 përqind në prill.

Spanja kishte nivelin më të lartë të papunësisë, me 18 presje 1 përqind, pasuar nga Letonia me 17 presje 4 përqind. Holanda kishte nivelin më të ulët të papunësisë në prill, me 3 përqind. Austria kishte një nivel papunësie prej 4 presje 2 përqind. Ekonomia më e madhe e Evropës, Gjermania kishte nivelin e 7 presje 7 përqindëshit. //iç//

XS
SM
MD
LG