Lidhje

Seancë mbi zgjedhjet në Shqipëri


Komisioni amerikan i Helsinkit do të zhvillojë të enjten një seancë për të analizuar përparimin demokratik që ka bërë Shqipëria në prag të zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për më 28 qershor. Komisioni do të vlerësojë në përgjithësi përgatitjen e Shqipërisë për integrim evropian tani që vendi është anëtar i NATO-s dhe ka paraqitur kandidaturën për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Më hollësisht mbi këtë seancë të Komisionit të Helsinkit të Kongresit amerikan do t'ju njohim të enjten gjatë emisionit televiziv Ditari në orën 18:00

XS
SM
MD
LG