Lidhje

SHBA: Bie numri i njerëzve në asistencë për herë të parë në 20 javë


Numri i ameriknaëve që janë regjistruar për kompesime nga papunësia ra pak javën e kaluar.

Departamenti i Punës njoftoi sot se edhe numri i njerëzve të papunë që marrin ndihmë afatgjatë, ka rënë për herë të parë në 20 javë.

Disa ekonomistë thonë se këto të dhëna flasin për një ekonomi që po përmirësohet, por dhe për një treg pune që është ende i turbullt.

Një raport tjetër tregon se punonjësit amerikanë kanë shtuar produktivitetin e tyre gjatë tre mujorit të parë të këtij viti. Kjo vjen si pasojë e shkurtimit të vendeve të punës dhe të orëve si dhe nga puna më e madhe e punonjësve të mbetur.

Shqetësimet për vendet e punës, i detyrojnë konsumatorët që të pakësojnë shpenzimet. Shitjet me pakicë ranë muajin e kaluar 4.6 % në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Shitjet me pakicë janë pikë kyçe për ecjen e ekonomisë amerikane. //iç//

Një panoram më e detajuar e situatës së punësimit në SHBA do të paraqitet nesër, kur specialistë të qeverisë do të publikojnë nivelet e papunësisë për muajin prill, të cilat priten të jenë mç tç larta se muajia paraardhës.

XS
SM
MD
LG