Lidhje

Kryeministri britanik po riorganizon kabinetin


Kryeministri britanik, Gordon Brown, tha se nuk do të lëkundet dhe nuk do të tërhiqet, megjithë një sërë dorëheqjesh në kabinetin e tij dhe rezultatet zhënjyese në zgjedhje për partinë e tij laburiste.

Kryeministri Brown u tha gazetarëve sot se po të mos mendonte se ishte personi i duhur për të udhëhequr ekipin e tij, ai nuk do të qëndronte para tyre.

Kryeministri britanik i bëri këto komente, ndërsa njoftoi ndryshime në kabinet dhe iu përgjigj thirrjeve të disa ligjvënësve për dorëheqjen e tij.

Riorganizimi i kabinetit ndodh ndërsa rezultatet e para të zgjedhjeve lokale të djeshme tregojnë se Partia Laburiste po humbet ndaj kandidatëve rivalë të liberaldemokratëve dhe konservatorëve. Partia e zotit Brown po ashtu pritet të dalë e treta në zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Gjatë konferencës së shtypit sot, zoti Brown i cilësoi rezultatet si një "humbje të dhimbshme”.

Ndërsa kryeministri britanik njoftoi përbërjen e re të kabinetit, ministrja e zotit Brown për Evropën, Caroline Flint, njoftoi dorëheqjen. //iç//

XS
SM
MD
LG