Lidhje

Izraeli sfidon kërkesën e Presidentit Obama për vendbanimet


Qeveria izraelite tha sot se nuk do të përmbushë kërkesat e presidentit amerikan Barak Obama për një ndërprerje të ndërtimeve të vendbanimeve në Bregun Perendimor.

Një zëdhënës tha se Izraeli do të vazhdojë të lejojë ato që i quajti “rritje natyrore” të vendbanimeve duke thënë se asnjë qeveri nuk mund t’i ndalojë njerëzit të jetojnë në një zonë të ligjshme.

Po sot, mjekët palestinezë thanë se trupat izraelite qëlluan dhe vranë një palestinez gjatë një proteste një javore në qytetin Nalin të Bregut Perendimor ku Izraeli po ndërton një barrierë masive.

Dëshmitarët thanë se trupat hapën zjarr pas një konfrontimi me protestuesit që hidhnin gurë.

Por në ato që i quan masa të vullnetit të mirë, Izraeli tha sot se ka hequr kufizimet në dy pikëkalime të Bregut Perendimor pranë qytetit Kalkilija. //iç//

XS
SM
MD
LG