Lidhje

Së shpejti në Ditar


Një nga çështjet më të rëndësishme sociale në gjithë vendet e botës është kujdesi për të moshuarit. Mosha e tretë, është periudha e jetës kur njerëzit kanë nevojë jo vetëm për ndihmë mjekësore, por edhe për ngrohtësi dhe marrëdhënie shoqërore. Qendra e Menaxhimit dhe Kujdesit Gjithpërfshirës merret me kujdesin ndaj të moshuarve këtu në Shtetet e Bashkuara. Të shtunën në emisionin Ditari ne do të bisedojmë me Blerta Alikajn, përfaqësuese e Programit Mjekësor për Nju Jorkun për këtë qendër dhe Dr. Evia Nano e cila u shërben anëtarëve të programit në Bronks. Po ashtu do të sjellim një kronikë nga Tirana lidhur me vështirësitë e moshës së tretë në Shqipëri.

XS
SM
MD
LG